
Përmbajtja e artikullit
Përpara se të telefononi këdo, ia vlen të dini nëse bllokimi është juaji apo i pallatit. Përgjigja ndryshon edhe zgjidhjen, edhe atë që paguan.
Pse ka rëndësi dallimi
Një bllokim brenda apartamentit – në piletë, në sifon ose në tubin tuaj horizontal – zgjidhet nga pika juaj dhe është përgjegjësi e pronarit të apartamentit. Një bllokim në kolonën vertikale ose në rrjetin e oborrit është pjesë e përbashkët dhe nuk zgjidhet dot nga brenda banjës suaj, sado të provoni.
Ndarjen e plotë të përgjegjësive e kemi shpjeguar te bllokimet në pallat: kush paguan.
Testi i dy minutave
Ju duhet vetëm ujë dhe pak vëmendje:
- Mbyllni të gjitha rubinetat dhe prisni që gjithçka të qetësohet.
- Lëshoni ujë të bollshëm vetëm në lavamanin e banjës për rreth 30 sekonda.
- Ndërkohë shikoni dushin dhe piletën e dyshemesë. A ngrihet uji atje? A dëgjohet gurgullimë?
- Përsëriteni duke shkarkuar tualetin, ndërsa shikoni sërish dushin dhe piletën.
Nëse keni një fqinj të besueshëm në katin poshtë ose sipër, pyeteni nëse ka vënë re diçka të ngjashme ditët e fundit.

Si lexohet rezultati
Vetëm një pikë punon ngadalë, pjesa tjetër normal. Bllokimi është lokal, zakonisht te pileta ose te sifoni. Shumica e këtyre rasteve zgjidhen brenda gjysmë ore.
Uji ngrihet diku tjetër kur përdorni një pikë. Bllokimi është pas lidhjes së përbashkët, pra në tubin horizontal të apartamentit ose në kolonë. Këtu vegla shtëpiake nuk mjafton.
Gurgullimë në pika që nuk i përdorni. Ajri po kërkon rrugë sepse rrjedha është ngushtuar poshtë jush. Zakonisht kolonë.
Edhe fqinjët kanë të njëjtin problem. Kolonë ose rrjeti i oborrit, pa dyshim. Njoftoni administratorin para se të porositni ndërhyrje private.
Çfarë vijon
Për një bllokim lokal, filloni me pastrimin e piletës dhe të sifonit. Për një bllokim kolone, ndërhyrja bëhet nga pusetë ose nga pika e aksesit të kolonës, me sondë ose me presion uji – dallimin mes tyre e gjeni te presion uji vs sonda elektrike.
Kur nuk është e qartë as pas testit, inspektimi me kamerë e tregon pozicionin e saktë dhe i jep fund çdo diskutimi për përgjegjësinë.
Pyetje të shpeshta
Testi tregoi gurgullimë, por uji ikën normalisht. A duhet shqetësohem?
Gurgullimi është paralajmërim, jo urgjencë. Do të thotë se rrjedha po ngushtohet diku poshtë. Është momenti i duhur për një pastrim parandalues, kur ende nuk ju ka bllokuar asgjë.
A mund ta bëj testin në një shtëpi private pa pallat?
Po, parimi është i njëjtë. Vetëm se te shtëpitë private "kolona" zëvendësohet nga tubi kryesor drejt pusetës, dhe e gjithë rrjeti është përgjegjësia juaj.
Fqinji nuk ka problem. A do të thotë se bllokimi është imi?
Jo domosdoshmërisht. Nëse ai banon mbi ju, bllokimi mund të jetë poshtë tij dhe mbi ju. Shenja më e sigurt mbetet uji që kthehet në më shumë se një pikë brenda shtëpisë suaj.
Keni nevojë për ndihmë tani?
Na telefononi – ju përgjigjemi 24/7 dhe vijmë në kohë rekord.


